Zidane i frikësohet Atalantës - Gazeta Express

Zidane i frikësohet Atalantës

Sport

Gazeta Express

23/02/2021 23:50

Zinedine Zidane është i vetëdijshëm se të tijtë do ta kenë të vështirë të mërkurën mbrëma kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Reali do të jetë me shumë mungesa në këtë takim, pa Benzenam, Ramosin, Marcelon, Carvajalin e shumë të tjerë.

“Ata janë ekip shumë sulmues. E dimë se sa të mirë janë dhe që kanë lojtarë të mirë. Janë ekip i shëndosh, por nuk dua të krahasoj ekipet. Atalanta është Atalanta dhe ata kanë forcat e tyre. Çfarë mund të them është se Atalanta dhe Real Madridi do të bëjnë një ndeshje të mirë futbolli”, tha Zizu. /Gazeta Express/