Zidane: Çdo lojtar i Real Madridit e meriton Topin e Artë - Gazeta Express
string(56) "zidane-cdo-lojtar-i-real-madridit-e-meriton-topin-e-arte"

Zidane: Çdo lojtar i Real Madridit e meriton Topin e Artë

Gazeta Express

16/07/2020 14:39

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është i bindur se Karim Benzema dhe pjesa tjetër e lojtarëve të Real Madridit e meritojnë të gjithë ta fitojnë Topin e Artë të këtij viti.

Forma mbresëlënëse e Karim Benzemas këtë sezon ka qenë një forcë e madhe shtytëse në rrugëtimin e Real Madridit drejt titullit të La Ligës, të cilin mund ta fitojë sot, pasi që francezi i ka shënuar 19 gola në 35 ndeshje të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Real Madridi mund ta sigurojë matematikisht titullin e kampionit të La Ligës të enjten në mbrëmje nëse arrin ta mposhtë Villarrealin ose nëse Barcelona humb pikë kundër Osasunës.

Mediumet spanjolle kanë sugjeruar se Benzema është në mesin e pretendentëve për Topin e Artë këtë vit. I pyetur për këtë, Zidane ka thënë se çdo lojtar i Real Madridit e meriton këtë çmim.

“Në futboll, të gjithë e kanë të drejtën e mendimit të vet. Për mua, lojtarët e mi janë më të mirët”, ka thënë Zidane, në një konferencë për shtyp.

“Karim nuk është pretendent vetëm këtë vit, ai ka bërë punë shumë të mirë që një kohë të gjatë. Topin e Artë mund ta fitojë vetëm një lojtar”.

“Të gjithë mund të komentojnë, por unë mendoj se të gjithë lojtarët e mi e meritojnë këtë çmim”. /Gazeta Express/