Ziberi: VMRO duhet të ketë argumente të forta në rast se refuzon zgjedhjet parlamentare - Gazeta Express
string(86) "ziberi-vmro-duhet-te-kete-argumente-te-forta-ne-rast-se-refuzon-zgjedhjet-parlamentare"

Gazeta Express

22/05/2020 23:06

Ziberi: VMRO duhet të ketë argumente të forta në rast se refuzon zgjedhjet parlamentare

Gazeta Express

22/05/2020 23:06

Eksperti juridik, Naser Ziberi në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat theksoi se në rast se të gjithë faktorët e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë pajtohen që zgjedhjet të mbahen gjatë verës, VMRO-DPMNE-së do ti duhen argument të forta juridike dhe politike që të refuzojë zgjedhjet.

“Nëse të gjitha elementet shkojnë në favor të idesë për organizimin e zgjedhjeve në periudhë eventualisht më të shkurtër 21 qershor , kjo do të rriste shanset dhe motivet e partive në pushtet për të shkuar në zgjedhje dhe kjo nga ana tjetër do ta vë në siklet dukshëm opozitën, në rend të parë VMRO-DPMNE-në sepse do ta ketë të vështirë ta mbroj pozicionin se nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve. VMRO-DPMNE supozoj se në këtë rast nëse të gjitha këto elemente janë pro idesë së organizimit të zgjedhjeve, do ti duhet alibi shumë e ngjeshur i argumentuar politikisht, juridikisht do të kisha thënë edhe në aspekt të oportunitetit që të mund ta refuzojë propozimin për organizim të zgjedhjeve”, pohoi Ziberi.

Lexo Edhe: