Ziadeh e UNMIK-ut për vrasjen e gruas në Ferizaj: Humbje për familjen, por edhe plagë për të gjithë shoqërinë - Gazeta Express
string(107) "ziadeh-e-unmik-ut-per-vrasjen-e-gruas-ne-ferizaj-humbje-per-familjen-por-edhe-plage-per-te-gjithe-shoqerine"

Ziadeh e UNMIK-ut për vrasjen e gruas në Ferizaj: Humbje për familjen, por edhe plagë për të gjithë shoqërinë

Lajme

Gazeta Express

12/04/2024 23:02

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se rasti i fundit i femicidit në Kosovë paraqet një rast tjetër të mjerueshëm të një jete të shuar në mënyrë të pakuptimtë.

Kjo vdekje, sipas saj, “është një humbje e pakthyeshme për familjen e gruas, por është gjithashtu një plagë për të gjithë shoqërinë”.

Lexo Edhe:

Ajo u kërkoi autoriteteve të sigurojnë drejtësi të shpejtë.

“UNMIK-u solidarizohet dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjithë individët dhe organizatat që po luftojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”, shkroi në X shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.