Zi e më zi për Cityn, mposhtet edhe nga Juventusi - Gazeta Express
string(48) "zi-e-me-zi-per-cityn-mposhtet-edhe-nga-juventusi"

Futboll

Gazeta Express

11/12/2024 22:59

Zi e më zi për Cityn, mposhtet edhe nga Juventusi

Futboll

Gazeta Express

11/12/2024 22:59

Manchester City e ka regjistruar edhe humbjen e radhës, në vazhdën e rezultateve negative muajin e fundit.

“Citizens” kësaj here u mposhtën nga Juventusi në udhëtim, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” u mbyll me rezultat 2:0 për “Zonjën e Vjetër”.

Dusan Vlahovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 53-të, kurse McKennie shënoi për 2:0 në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Juventusi tani ngjitet në vendin e 14-të me 11 pikë, kurse Manchester City bie në pozitën e 22-të me tetë sosh.