Zhytësit dhe policia po i vazhdojnë kërkimet në Ujman ku dyshohet se u mbyt mërgimtari 33 vjeç - thellësia 20 metra - Gazeta Express
string(115) "zhytesit-dhe-policia-po-i-vazhdojne-kerkimet-ne-ujman-ku-dyshohet-se-u-mbyt-mergimtari-33-vjec-thellesia-20-metra-1"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 17:23

Zhytësit dhe policia po i vazhdojnë kërkimet në Ujman ku dyshohet se u mbyt mërgimtari 33 vjeç – thellësia 20 metra

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 17:23

Ekipet e zhytësve dhe Policia vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit mitrovicas që ra në Ujman – thellësia mbi 20 metra

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të një 33-vjeçari i cili është hedhur nga ura në liqenin artificial të Ujmanit në veri të vendit.

Zhytësit e Klubit të Zhytjes “Trepça” konfirmuan për “Mitropol” se u zhytën dy herë, por se gjetja e trupit në këto rrethana është shumë e vështirë pasi thellësia në liqe arrin mbi 20 metra.

Te liqeni, tashmë ndodhen edhe autoambulanca dhe ekipe të Policisë.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

Ai, siç shkruan “Mitropol”, jetonte në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.