Zhvillime të reja, Abdixhiku për takimin me kryetarët e degëve: Folëm për listat zgjedhore, vëzhguesit e LDK e takimet me qytetarë - Gazeta Express
string(127) "zhvillime-te-reja-abdixhiku-per-takimin-me-kryetaret-e-degeve-folem-per-listat-zgjedhore-vezhguesit-e-ldk-e-takimet-me-qytetare"

Zhvillime të reja, Abdixhiku për takimin me kryetarët e degëve: Folëm për listat zgjedhore, vëzhguesit e LDK e takimet me qytetarë

Ballina

Gazeta Express

14/05/2024 18:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njoftoi se ka diskutuar për listat zgjedhore dhe komisionerët e vëzhguesit e partisë në një takim me kryetarët e degëve.

Abdixhiku shkroi në Facebook se kanë biseduar edhe për takimet e ardhshme me qytetarë, ndërsa përmendi “konsolidimin e së djathtës në Kosovë”.

Lexo Edhe:

“Mblodha sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik”, shkroi Abdixhiku.

“Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë”, shtoi ai.

Ai tha se “do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë”.

“Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!”.