Zhvillime në QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu - Gazeta Express
string(106) "zhvillime-ne-qkuk-largohet-nga-detyra-e-u-d-te-drejtorit-osman-hajdari-vendin-e-tij-e-ze-mentor-zejnullahu"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 17:05

Zhvillime në QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 17:05

Osman Hajdari është liruar nga detyra në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Në vend të Hajdarit është emëruar Mentor Zejnullahu, i cili deri më tani ka shërbyer si drejtor i administratës në Shërbime të Përbashkëta Administrative në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

“Ju konfirmojmë se për shkak se është njëri nga aplikantët në konkursin për drejtor të Spitalit të Prizrenit, është liruar nga detyra, ushtruesi i detyrës së deritanishme të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari”, tha SHSKUK për Klan Kosovën.

SHSKUK tha se ky vendim u mor “për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve”.