Zhvendosen dy ndeshjet e Liverpoolit, në kuadër të Kupës së Botës për Klube - Gazeta Express
string(74) "zhvendosen-dy-ndeshjet-e-liverpoolit-ne-kuader-te-kupes-se-botes-per-klube"

Zhvendosen dy ndeshjet e Liverpoolit, në kuadër të Kupës së Botës për Klube

Gazeta Express

07/12/2019 23:22

Dy ndeshjet e Liverpoolit në kuadër të Kupës së Botës për Klube janë zhvendosur nga Al Rayyan në Doha, pasi FIFA është detyruar ta ndryshojë lokacionin ku do të zhvillohet finalja e këtij turneu.

Stadiumi i ri “Education City” ishte planifikuar të ishte nikoqire për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube të Liverpoolit më 18 dhjetor, si dhe për finalen dhe play-offin për vendin e tretë më 21 dhjetor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, përurimi i këtij stadiumi të ri me kapacitet prej 40 mijë ulësesh është shtyrë deri më 2020, pasi që FIFA nuk ka arritur t’i kompletojë të gjitha testet e nevojshme në këtë stadium brenda afatit kohor.

Ndeshjet janë zhvendosur në stadiumin Khalifa International, që tani do të jetë nikoqire për të pesta ndeshjet e këtij turneu.

“Ndërtimet në stadiumin Education City kanë përfunduar dhe tani stadiumi është funksional. Megjithatë, procesi i nevojshëm i certifikimit zgjati më shumë sesa që ishte pritur dhe për këtë arsye stadiumi s’mund të jetë nikoqir i ndeshjeve të planifikuara të Kupës së Botës për Klube”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

“Prioriteti ynë është që të sigurohemi që të gjithë tifozët ta kenë një përvojë të shijueshme, kështu që data e përurimit të stadiumit është shtyrë për më vonë”. /Gazeta Express/