Zhvati 570 mijë euro përmes mashtrimit, dënohet me 5 vite burg ish-punonjësia e Bankës së Shqipërisë - Gazeta Express
string(99) "zhvati-570-mije-euro-permes-mashtrimit-denohet-me-5-vite-burg-ish-punonjesia-e-bankes-se-shqiperise"

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2024 18:54

Zhvati 570 mijë euro përmes mashtrimit, dënohet me 5 vite burg ish-punonjësia e Bankës së Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2024 18:54

Ish-punonjësia e Bankës së Shqipërisë Milena Deraj, e cila akuzohet se ka zhvatur 570 mijë euro përmes mashtrimit është dënuar me 5 vite burgim.

Ky vendim u mor këtë të enjte nga Gjykata e Apelit, duke rrëzuar në këtë mënyrë ankimimin e Derajt. Shkalla e Parë e dënoi Derajn me 7 vite e 6 muaj burgim, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, Deraj do të vuajë 5 vite burg. Ajo kërkoi nga Apeli që dënimi t’i pezullohej dhe vënien në provë, gjë e cila nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit, duke lënë në fuqi Shkallën e Parë.

Lexo Edhe:

Viktima e parë ka qenë shoqja e saj Elira Shyti, të cilës i ka marrë në total 225 mijë euro me premtimin e investimit në bono thesari.

Fillimisht Shyti i ka dhënë shumën e parë me një transaksion në vlerën e 47 mijë eurove. Transaksionin e dytë e ka realizuar në një bankë tjetër të nivelit të dytë në shumën prej 20 mijë eurosh.

Në dëshmi Shyti është shprehur se pjesën tjetër të parave ia ka dhënë dorazi Milenës në banesën e saj.

Sipas saj, shumat e eurove ia ka dorëzuar me pjesë pasi i siguronte borxhe tek të afërmit. Duke parë se Deraj po i vononte kthimin dhe fitimin e shumave të parave, Shyti i ka kërkuar shoqes së saj që të firmosin një deklaratë noteriale, të paktën të kishte të dokumentuar shumën prej 225 mijë eurosh që i kishte dhënë në total. Madje Shyti kishte takuar edhe bashkëshortin e Milena Derajt, Genci Deraj. Ky i fundit punon në Kryeministri dhe kishte siguruar viktimën se do i kthejnë të gjitha paratë.