Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka konfirmuar sot se Sllovakia ka bllokuar miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë.
“Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Duhet të them se ishim shumë pranë për të qetësuar Sllovakinë. Komisioni ka ofruar atë që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e Sllovakisë dhe ne duhet ta mbyllim këtë marrëveshje. Janë bërë tashmë dy muaj,” është shprehur Kallas, sipas The Guardian.
Tutje, ajo ka thënë se, sanksionet janë të domosdoshme për t’i prerë Rusisë mundësitë financiare për të vazhduar luftën, ndërsa ka shtuar se BE do të vazhdojë të rrisë koston për agresionin rus, derisa Moska të mos ketë zgjidhje tjetër veçse ndalimin e luftës.
Bëhet e ditur se Kallas poashtu ka përmendur edhe deklaratat e Donald Trump-it nga nata e kaluar, duke thënë se mirëpret angazhimin e SHBA-së.