Zhgënjen Libani, e zgjedh kryeministër "të ri" atë që u rrëzua nga protestat vitin e kaluar - Gazeta Express
string(88) "zhgenjen-libani-e-zgjedh-kryeminister-te-ri-ate-qe-u-rrezua-nga-protestat-vitin-e-kaluar"

Zhgënjen Libani, e zgjedh kryeministër “të ri” atë që u rrëzua nga protestat vitin e kaluar

Gazeta Express

22/10/2020 14:41

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, e ka caktuar politikanin sunit, Saad al-Hariri, si të përzgjedhur të ri të vendit në kohën kur shteti i vogël i Lindjes së Mesme po përballet me krizën më të rëndë që nga lufta civile e viteve 1975-1990.

Gjatë konsultimeve me presidentin Aoun, Hariri e siguroi përkrahjen e shumicës së deputetëve. Atë e presin sfida të mëdha për ta çuar përpara politikën dhe për t’i zgjidhur disa probleme të mëdha, përfshirë krizën bankare, rënien e vlerës së valutës, rritjen e varfërisë dhe borxhin e madh shtetëror.

Lexo Edhe:

Qeveria e re do të përballet edhe me përhapjen e koronavirusit dhe pasojat e shpërthimit masiv që ndodhi në Bejrut në gusht, ku vdiqën rreth 200 persona dhe u shkaktuan dëme prej miliarda dollarësh.

Hariri edhe më parë ka shërbyer si kryeministër i Libanit. Një vit më parë, qeveria e tij ra nga pushteti pas protestave masive.

Grupi shiit, Hezbollah, ka thënë se nuk do të paraqesë asnjë emër për kryeministër, por se do të ofrojë ndihmë për ta lehtësuar procesin e krijimit të qeverisë së re.

Ish-kolonizuesja e Libanit, Franca, është përpjekur që disa muaj që t’i bindë udhëheqësit e sekteve që të arrijnë marrëveshje dhe ta tejkalojnë krizën politike.