Zhernovski: Ta quash “raport i vogël” pasqyrën e KE-së, duhet të jesh “kryeministër i papjekur” - Gazeta Express
string(89) "zhernovski-ta-quash-raport-i-vogel-pasqyren-e-ke-se-duhet-te-jesh-kryeminister-i-papjekur"

Maqedoni

Gazeta Express

07/11/2025 13:45

Zhernovski: Ta quash “raport i vogël” pasqyrën e KE-së, duhet të jesh “kryeministër i papjekur”

Maqedoni

Gazeta Express

07/11/2025 13:45

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një “raport të vogël”.

Ai tha se një veprim të tillë mund të bëjë vetëm një kryeministër i papjekur.

“Të guxosh ta quash një dokument kaq të rëndësishëm për shtetin si Raporti i Komisionit Evropian një “raport të vogël”, duhet të jesh një Kryeministër i papjekur”, thotë Zhernovski.

Pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian, partia në pushtet VMRO-DPMNE e quajti dokumentin nga Brukseli një “raport të vogël”, duke vlerësuar se është pjesë e “kushtëzimit dhe presionit politik” dhe se “raporte të vogla” të tilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë derisa të mbyllet mosmarrëveshja me Bullgarinë.