Edhe pse zyrtarisht përgatitet për zgjedhjet lokale, kryeministri Hristijan Micskoski tashmë ka kthyer vëmendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këtë e vlerëson Andrej Zhernovski, sipas të cilit qeveria aktuale është në krizë për shkak të mungesës së shumicës së Badenterit në Kuvend.
“Shumica qeverisëse është vite dritë larg shumicës së Badenterit, çka është tregues i një krize të thellë politike. Vetë numri i madh i deputetëve që ka siguruar VMRO-DPMNE nuk ka peshë nëse mungon kapaciteti për të menaxhuar proceset politike,” tha Zhernovski.
Ai theksoi se vendimet që kërkojnë përfshirjen e komuniteteve po afrohen, ndërsa dështimi për të zgjedhur Avokatin e Popullit po ngjall pakënaqësi edhe në Bruksel.
“Dështimi i së shtunës në Kuvend ishte një sinjal i qartë se vendi po hyn në një fazë të bllokimit institucional. Të ashtuquajturat ‘themele të qëndrueshme’ që Micskoski pretendoi se ka ndërtuar gjatë vitit të parë të mandatit të tij, po lëkunden. Nëse këto janë themelet për të ardhmen, atëherë është e qartë se me këtë qeveri, Maqedonia nuk ka asnjë të ardhme,” përfundoi Zhernovski.
tag_katrorimaqedoni_2