Juventusi iu është rikthyer ushtrimeve sot pas pushimit prej 48 orësh.
Trajneri Igor Tudor ka nisur të punojë për ekipin që do ta vendosë në fushë për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantës.
Në këtë drejtim, mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” thekson se, midis lojtarëve të njoftuar për “lansim” është Zhegrova, i cili ishte plot adrenalinë në minutat e fundit në Bentegodi dhe tani është gati ta zërë vendin e tij, përcjell “Gazeta Express”.
Ylli kosovar zbarkoi në Torino në fund të afatit kalimtar të verës dhe ka zgjedhur të djersitet edhe gjatë ditës së pushimit të dhënë nga trajneri Tudor për të përshpejtuar drejt formës së tij më të mirë.
Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet është një kandidat për më shumë minuta lojë të shtunën mbrëma, ndërsa mund ta ndajë stafetën me Conceicaon, të cilën madje mund ta bëjë në mënyrë konstante gjatë gjithë sezonit, duke e pasur parasysh se luajnë në të njëjtën pozitë. /Gazeta Express