Zhegrova po i kryen vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Juventusin - Gazeta Express
string(81) "zhegrova-po-i-kryen-vizitat-mjekesore-para-nenshkrimit-te-kontrates-me-juventusin"

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 15:16

Zhegrova po i kryen vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Juventusin

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 15:16

Edon Zhegrova ka zbarkuar në mëngjesin e sotëm në Torino, ku do ta nisë një epokë të re të karrierës.

Ylli kosovar u prit ngrohtësisht nga tifozët e Juventusit, ndërsa nuk përtoi të shpërndante autografe.

Më pas, futbollisti i derisotëm i Lillet e mori rrugën drejt qendrës mjekësore “J Medical”, ku është duke i kryer vizitat mjekësore me Bardhezinjtë, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo shihet edhe në këtë foto të shpërndarë nga Juventusi.

E pasi t’i kompletojë vizitat mjekësore, përfaqësuesi kosovar, i cili do të mungojë në ndeshjet e shtatorit, do ta nënshkruajë kontratën afatgjate me “Bianconeri”, ndërsa pritet të paguhet rreth 2,5 milionë euro në vit.

Ndonëse kishte mundësi të transferohej edhe në Olympique Marseille, “Messi i Kosovës” e zgjodhi Juventusin, për ta bërë kështu një hap të madh në karrierë. /Gazeta Express