Zhegrova pajiset me pasaportë shqiptare, më afër transferimi në Juventus - Gazeta Express
string(71) "zhegrova-pajiset-me-pasaporte-shqiptare-me-afer-transferimi-ne-juventus"

Futboll

Gazeta Express

26/08/2025 15:29

Zhegrova pajiset me pasaportë shqiptare, më afër transferimi në Juventus

Futboll

Gazeta Express

26/08/2025 15:29

Edon Zhegrova ka marrë një “bonus” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sulmuesi shqiptar i cili luan për përfaqësuesen e Kosovës, është pajisur së fundmi me pasaportë shqiptare dhe tashmë quhet shtetas i vendit tonë – Shqipërisë, shkruan “newsport.al”.

Në një fotografi të publikuar pak më parë, shikohet se Zhegrova ka marrë shtetësinë shqiptare.

Ky veprim i sulmuesit 26-vjeçar e afron edhe më shumë atë me një transferim në klubin e Juventusit.

Siç dihet prej kohësh, lojtarët shqiptarë në Itali nuk njihen më si të huaj dhe kjo mund ta afrojë më shumë Zhegrovën me “Zonjën e Vjetër”.