Zhegrova mund t’i mungojë Kosovës edhe në ndeshjet e tetorit, paralajmëron "Tuttosport" - Gazeta Express
string(83) "zhegrova-mund-ti-mungoje-kosoves-edhe-ne-ndeshjet-e-tetorit-paralajmeron-tuttosport"

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 14:43

Zhegrova mund t’i mungojë Kosovës edhe në ndeshjet e tetorit, paralajmëron “Tuttosport”

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 14:43

Edon Zhegrova mund të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Kosovës edhe në ndeshjet e tetorit.

Ylli kosovar është rikthyer në javët e fundit nga lëndimi që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për nëntë muaj.

Ndonëse ishte në listën e të ftuarve në muajin shtator, pas transferimit së tij në Juventus u vendos që të qëndronte tek klubi i ri për ta rikthyer formën e dikurshme.

Por, 26-vjeçari mund t’i mungojë Kosovës edhe në duelet me Slloveninë e me Suedinë, që do të luhen më 10 e 13 tetor.

Kështu të paktën shkruan mediumi italian “Tuttosport”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas tij, ish-futbollisti i Baselit e i Lillet mund të qëndrojë në Torino gjatë pauzës së Kombëtareve për ta rikthyer plotësisht formën pas lëndimit afatgjatë.

Siç dihet, Zhegrova mungoi në ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës e Suedisë, ndërsa mund të rikthehet tek Kosova në duelet e nëntorit, deri kur edhe mund të ketë vazhdimësi tek Juventusi dhe ta rikthejë vetëbesimin.

Ai nuk u paraqit fare në fushë në mesjavë kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri Igor Tudor mund t’i japë atij minuta në fundjavë në derbin me Milanin. /Gazeta Express