Zhegrova mund të largohet nga Serie A pas veç një viti, ylli kosovar drejt Premierligës - Gazeta Express
string(86) "zhegrova-mund-te-largohet-nga-serie-a-pas-vec-nje-viti-ylli-kosovar-drejt-premierliges"

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 14:46

Zhegrova mund të largohet nga Serie A pas veç një viti, ylli kosovar drejt Premierligës

Futboll

Gazeta Express

04/03/2026 14:46

Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali.

Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon të përfitojë nga situata jo e mirë që kalon sulmuesi anësor me Juventusin.

Anglezët duan të sigurojnë shërbimet e 26-vjeçarit në merkaton e verës dhe kanë gati ofertën zyrtare për klubin torinez, që shpenzoi rreth 20 milionë euro për ta marrë nga Lille.

Zhegrova nuk ka bindur me fanellën e Juventusit, pavarësisht disa shkëndijave që ka dhënë, kur është aktivizuar si zëvendësues nga trajneri Spalletti.

Mbi të rëndon edhe ai gabim i rëndë në ndeshjen ndaj Gallatasarajit në Champions, ku shpërdoroi mundësinë e artë për kualifikim.

Deri tani sulmuesi ka luajtur vetëm një ndeshje nga minuta e parë te Juventusi dhe në total numëron 20 ndeshje me fanellën e tij, përcjell Albeu.

Duhet theksuar se kosovari ka kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin dhe Everton duhet të derdhë një shumë të konsiderueshme në arkat e klubit italian për ta transferuar Zhegrovën në Premier League.

Advertisement
Advertisement
Advertisement