Ka përfunduar pa fitues ndeshja derbi e javës së 27-të në Serie A mes Romës dhe Juventusit.
Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico” u mbyll me rezultatin 3:3, shkruan Gazeta Express.
Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të dhe pati impakt ë jashtëzakonshëm.
Fillimisht, pas krosimit të tij, Boga përfitoi dhe shënoi për 2:3.
Në minutat shtesë, nga një goditje e lirë nga Zhegrova, Gatti përfitoi për të barazuar rezultatin.