Zhegrova me një postim special për takimin me Del Pieron - Gazeta Express
string(56) "zhegrova-me-nje-postim-special-per-takimin-me-del-pieron"

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 9:09

Zhegrova me një postim special për takimin me Del Pieron

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 9:09

Edon Zhegrova ishte protagonist i ditës dje për shkak të transferimit të tij në Juventus.

Ylli kosovar e pati një ditë mjaft të ngjeshur, e cila nisi me mbërritjen në Torino, me takimin me tifozët, vizitat mjekësore, nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi në klubin e ri, shkruan “Gazeta Express”.

E gjatë vizitave mjekësore në “J Medical”, 26-vjeçari u takua me legjendën italiane të klubit Bardhezi, Alessandro Del Piero, me të cilin e bëri edhe një foto.

Kësaj fotoje futbollisti i deridjeshëm i Lillet ia përcolli edhe një mbishkrim:

“Alessandro Del Piero, çfarë legjende. Ishte kënaqësi e madhe të të takoja”, shkroi ish-futbollisti i Baselit. /Gazeta Express