Edon Zhegrova është shfaqur me një veturë të tipit Ferrari në stërvitjen e Juventusit.
Ylli kosovar është ndalur nga tifozët në qendrën stërvitore të “Bianconeri”, të cilët i kanë dhënë fjalë të mira dhe motivuese, ndërkohë që kanë kërkuar edhe nënshkrime nga ai, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet u tregua mjaft i afërt dhe shfaqi respekt ndaj tifozëve që kishin dalë për ta pritur.
Natyrisht, atij i nevojitet më shumë se kurrë dashuria dhe afërsia me tifozët pasi po kalon momente jo fort të lehta, duke e pasur parasysh se s’po i jepet hapësirë e mjaftueshme nga trajneri Luciano Spalletti.
Ai e bëri një lojë të madhe ndaj Romës duke ndikuar në rikthimin e rezultatit, por çuditërisht nuk u aktivizua fare në duelin pasues ndaj Pisas.
“Messi i Kosovës” shpreson t’i jepet rast në sfidën e ardhshme kundër Udineses në fundjavë. /Gazeta Express