Zhegrova magjik, ky është primati që e mban ylli kosovar në Ligue 1 - Gazeta Express
string(66) "zhegrova-magjik-ky-eshte-primati-qe-e-mban-ylli-kosovar-ne-ligue-1"

Futboll

Gazeta Express

25/12/2023 12:17

Zhegrova magjik, ky është primati që e mban ylli kosovar në Ligue 1

Futboll

Gazeta Express

25/12/2023 12:17

Edon Zhegrova është duke e kaluar një sezon fantastik me Lillen.

Ylli kosovar është bërë protagonist tek ekipi francez, ndërsa shkëlqimin e tij e shfaqi edhe në ndeshjen e madhe me Paris Saint-Germainin, ku mori lëvdata të shumta.

Ai madje i kalonte me lehtësi futbollistët kundërshtarë, më saktësisht yjet e klasit botëror, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, forma e futbollistit ofanziv po vërtetohet edhe në numra.

24 vjeçari në fakt prin në mesin e Top 10 dribluesve në Ligue 1.

Përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi sot në rrjetin social, Instagram, më saktësisht në Instastory, ku shihen dribluesit më të mirë të kampionatit francez, me Zhegrovën në krye.

Futbollisti i krahut të djathtë i ka bërë 46 driblime deri tash në Ligue 1, i ndjekur nga Romain Del Castillo, që i ka po ashtu 45, ndërsa i treti është Romain Faivre me 44.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ousmane Dembele i ka 41 driblime, ndërsa shoku i tij i skuadrës tek PSG-ja, ylli Kylian Mbappe i ka 39 driblime deri tash.

Më poshtë mund ta shihni Top 10-shen e dribluesve më të mirë në ligën elitare franceze të momentit. /Gazeta Express/