Zhegrova i ka disa fjalë para nisjes drejt Kosovës - Gazeta Express
string(63) "zhegrova-i-ka-disa-fjale-per-juven-para-se-ti-bashkohet-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 11:39

Zhegrova i ka disa fjalë para nisjes drejt Kosovës

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 11:39

Edon Zhegrova i pati disa minuta në dispozicion mbrëmë në barazimin pa gola të Juventusit ndaj Torinos në Serie A.

Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të dhe solli freski në repartin ofanziv të “Zonjës së Vjetër” por nuk pati rezultat pozitiv në fund.

Pas kësaj ndeshje, vet Zhegrova reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Vazhdojmë edhe më fort! Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme!”, shkroi Zhegrova.