Zhegrova i emocionuar me rikthimin në kombëtare, në postimin e tij i përmend edhe tifozët - Gazeta Express
string(89) "zhegrova-i-emocionuar7-me-rikthimin-ne-kombetare-ne-postimin-e-tij-i-permend-edhe-tifozet"

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 13:41

Zhegrova i emocionuar me rikthimin në kombëtare, në postimin e tij i përmend edhe tifozët

Futboll

Gazeta Express

11/10/2025 13:41

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është rikthyer më në fund në fushën e blertë me fanellën dardane.

Lojtari i ri i Juventusit luajti mbrëmë në ndeshjen eliminatore të Botërorit 2026 ndaj Sllovenisë, duke djersitur fanellën për vetëm tre minuta.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda e arsyetoi vendimin e tij, duke thënë se Zhegrova ndjeu lodhje pas stërvitjes së fundit dhe se ky i fundit ka luajtur shumë pak që nga janari.

Mirëpo, Zhegrova është shprehur i emocionuar me rikthimin e tij në kombëtare, qoftë edhe për pak minuta.

Ai madje i ka falëndëruar edhe tifozët e kombëtares dardane që ishin të pranishëm në stadium, në rrjetin social “Instagram”.

“Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahje, ndjenjë e veçantë”, ka shkruar ai.

Edon Zhegrova megjithatë mund të shpresojë që do të luajë në ndeshjen e radhës, që Kosova do ta zhvillojë ndaj Suedisë më 13 tetor në udhëtim./GazetaExpress/