Emisioni sportiv “Favorit” në T7 mbrëmë ishte mjaft aktiv, me tema të shumta që u diskutuan në të.
Kryesisht u fol për Kombëtaren e Kosovës, e cila në këtë muaj i zhvilloi dy ndeshje në Ligën e Kombeve, por u përball edhe me një problem të brendshëm.
Arijanet Muriç, Edon Zhegrova e Florent Muslija u përjashtuan nga Kombëtarja pasi i thyen rregullat duke dalë nga hoteli pa marrë leje, shkruan “Gazeta Express”.
Nënkryetari i Trepçës, Avni Haxhiu, si njëri prej panelistëve siguroi se Zhegrova dhe Muriç kanë kërkuar falje për këtë veprim para ekipit, ndonëse nuk e bënë një gjë të tillë publikisht.
Por, atij i reagoi gazetari dhe komentatori Arbër Avdyli, analist i emisionit, duke thënë se ka informata që dy lojtarët në fjalë nuk kanë kërkuar falje publike, përkundër kërkesës së trajnerit Franco Foda.
Madje, sipas tij, nëse do të kërkonin falje, trajneri gjerman iu kishte premtuar se do ta zgjidhte problemin dhe se lojtarët do të mundë të ishin pjesë e ekipit në ndeshje me Qipron.
Për ta parë emisionin “Favorit” në T7 në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/