Zhegrova dëshiron të transferohet në Napoli - Gazeta Express
string(43) "zhegrova-deshiron-te-transferohet-ne-napoli"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2025 9:27

Zhegrova dëshiron të transferohet në Napoli

Futboll

Gazeta Express

13/01/2025 9:27

Edon Zhegrova është i vendosur për t’u larguar nga kampionati francez në këtë muaj.

Ylli kosovar dëshiron të transferohet në Itali, aty ku interesimin më të madh për të e ka shfaqur Napoli.

Lexo Edhe:

Për këtë siguron mediumi italian “Corriere dello Sport”, i cili ia kushtoi një shkrim yllit kosovar dhe situatës së tij aktuale me Lillen dhe me Napolin, përcjell “Gazeta Express”.

“Lille nuk është i hapur sa i përket shitjes së Edon Zhegrovës në janar”, shkruan fillimisht mediumi italian.

“Mirëpo, lojtari e ka një dëshirë të çmendur për t’u transferuar në Napoli. 25 vjeçari dëshiron të largohet nga Ligue 1 dhe nga klubi i tij. Mundësia për t’iu bashkuar kapitenit dhe shokut të tij tek Kosova, Amir Rrahmani, e ngrit dëshirën e tij dhe e tundon atë jo pak për të përfunduar në Napoli. Por, fakti se është majtak e ka disavantazhin e tij, ndonëse Manna (drejtori sportiv) e vlerëson shumë. Çmimi i përballueshëm: 25-30 milionë euro”, shkruan “Corriere dello Sport”.

Priten risi në ditët në vazhdim. Për momentin duket një marrëveshje paksa e vështirë për të shkuar deri në fund, por të shohim…

Ish-futbollisti i Baselit i ka shënuar 8 gola në këtë sezon, 4 në Ligën e Kampionëve dhe 4 në Ligue 1.

Gjithashtu, i ka dhuruar edhe dy asistime.

Kartoni i tij, në bazë të faqes së specializuar “Transfermarkt” vlen 25 milionë euro.

Së fundmi, nga Napoli u largua Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa Zhegrova shihet si zëvendësues i tij.

Krahas përfaqësuesit kosovar, në listën e trajnerit Antonio Conte janë edhe Federico Chiesa dhe Hakim Ziyech. /Gazeta Express/