Trajneri i Juventusit e ka publikuar listën prej 24 lojtarëve për ndeshjen e “Zonjës së Vjetër” ndaj Fiorentinës.
Për këtë ndeshje, trajneri italian e ka ftuar edhe yllin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.
Zhegrova – pas një nisje jo të mirë te Juventusi, sa i përket minutave të luajtur – tashmë duket se do të jetë më i përfshirë në lojë.
Që nga ardhja e Luciano Spallettit në krye të juventinëve, Zhegrova ka luajtur 45 minuta në tri ndeshje.
Zhegrova luajti për 19 minuta ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Kampionëve, pasi në debutimin e Spallettit ishte lënë në bankën rezervë.
Ndaj Torinos, Zhegrova tregoi paraqitje mjaft të mirë, duke luajtur për 26 minuta.
Edhe për Kosovën, ylli 26-vjeçar u paraqit ndaj Zvicrës për 29 minuta, teksa në ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë nuk u inkuadrua fare.
Ndeshja Fiorentina – Juventus zhvillohet nesër, 22 nëntor, me fillim nga ora 18:00.
LISTA E PLOTË E LOJTARËVE TË FTUAR:
Portierë: Perin, Di Gregorio.
Mbrojtës: Gatti, Jelly, Kalulu, J. Mario, Cambiaso, Cabal, Rouhi, Scaglia, P.Felipe.
Mesfushorë: Locatelli, Koopmeiners, Adzic, Kostic, Thuram, Miretti, McKennie.
Sulmues: Conceicao, Vlahovic, Yildiz, ZHEGROVA, Openda, David./GazetaExpress/