Familjarëve të Miklovan Dakajt i kanë mbetur shpresat te pëgjigjja e AND-së, e cila do të sqarojë nëse kufoma e gjetur në brigjet e Marbella-s në Spanjë i përket apo jo 30-vjeçarit.
Në muajin maj familjarët e tij denoncuan zhdukjen e të riut, e menjëherë autoritetet nisën hetimet.
Situata u bë më alarmante pas një mesazhi që familjarët e tij i treguan policisë spanjolle.
Sipas tyre, në rrjetin Telegram një person anonim u kishte dërguar një sms duke i thënë që mos të kërkojnë më për Miklovanin pasi e kanë vrarë dhe trupin e kanë hedhur në det.
Sipas burimeve, bazuar në kamerat e sigusisë, duket se personi i fundit që ka takuar Miklovan Dakajn ka qënë Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar më pas në Spanjë për llogari të SPAK, i akuzuar për trafik kokaine.
Drazhi u kap më 8 gusht dhe rezulton pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës. Në këto kushte autoritetet do të marrin në pyetje Drazhin edhe për zhdukjen e 30-vjeçarit.