SPAK ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 8 personave, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të hetimeve për zhdukjen e Jan Prengës.
Të gjithë të dyshuarit janë pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Operacioni u zhvillua në Shkodër, ku u kryen kontrolle në disa banesa dhe u realizuan arrestime që nga orët e para të mëngjesit të së premtes. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.