Vetura e shqiptarit me banim në Wels të Austrisë, i cili rezulton i zhdukur për më shumë se një javë, u gjet të dielën më Gjermani. Vetë 56 vjeçari është ende i zhdukur.
Vajza e tij 24-vjeçare me 30 nëntor ka njoftuar policinë në Wels për zhdukjen e babait të saj. Sipas raportit, babai i saj, Agim Nuredini 56 vjeç, është larguar nga banesa e tij që nga mesdita e ditës së kaluar. Nga banesa është larguar me veturën e tij, Opel Mokka të zezë kurse pa telefonon celuar.
Të dielën në mëngjes, policia gjermane njoftoi se vetura është gjetur në një fushë në komunën e Hauzenberg, në rrethinën e Passaut. Raportohet se vetura është gjetur e mbyullur, megjithatë nuk kishte asnjë shenjë të shoferit. Një kërkim në shkallë të gjerë që përfshinte një helikopter në zonën përreth fushës rezultoi i pasuksesshëm, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at
Agimi është afërsisht 1.80 metra i gjatë, peshon rreth 90 kilogramë dhe ka një trup të shëndoshë. Ai është parë për herë të fundit i veshur me një xhaketë dimërore të kaltërt të errët, xhinse blu të errët, këpucë të kaltërta dhe një kapele.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...