Zhduket një person në Pejë, policia ia publikon foton – Kërkon ndihmë për gjetjen e tij - Gazeta Express
string(84) "zhduket-nje-person-ne-peje-policia-ia-publikon-foton-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 9:42

Zhduket një person në Pejë, policia ia publikon foton – Kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 9:42

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e një personi, më saktësisht FADIL (Gjem) MUQAJ, i cili është zhdukur. PK-ja ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.

Në njoftimin e PK-së njoftohet edhe se personi është i lindur në fshatin Jabllanicё e madhe-Pejё.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 3 korrik 2025

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

•FADIL (Gjem) MUQAJ  i lindur me 13.08.1967  në fshatin Jabllanicё e madhe-Pejё.

•PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

-192 dhe 080019999 (pa pagesë)

-039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

-E-mail adresa: [email protected]