Një grua nga Peja ka raportuar në polici se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende, raporton Express
Rasti ka ndodhur pasditen e 15 tetorit në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se motra e sajë femër kosovare me datë 15.10.2020 rreth orës 17:00 ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thekson policia./Express/