Një 18-vjeçar nga fshati Brod i Shtërpcës është zhdukur.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka nisur kërkimet për Y.H.
“Të gjitha njësitë janë aktivizuar dhe koordinohen me autoritetet kompetente për të siguruar kërkimin e shpejtë dhe efektiv”, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
OPERACIONI I KËRKIM-SHPËTIMIT
Në bazë të thirrjes së bërë nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim–Shpëtim mobilizohet për Operacionin e Kërkim–Shpëtimit të personit të humbur Yll Hiseni, 18 vjeçar, nga fshati Brod, komuna Shtërpcë.
Të gjitha njësitë janë aktivizuar dhe koordinohen me autoritetet kompetente për të siguruar kërkimin e shpejtë dhe efektiv.