Zhduket Aurora Rodari, vajza 13-vjeçare nga Locarno, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj - Gazeta Express
string(90) "zhduket-aurora-rodari-vajza-13-vjecare-nga-locarno-policia-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 18:17

Zhduket Aurora Rodari, vajza 13-vjeçare nga Locarno, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 18:17

Aurora Rodari, 13 vjeçe, është zhdukur që prej të shtunës në Locarno, kantoni i Ticinës, Zvicër. Policia kantonale e Ticinës po kërkon ndihmën e popullatës për ta gjetur sa më shpejt vajzën, transmeton albinfo.ch.

Sipas autoriteteve, Aurora është rreth 170 cm e gjatë, me trup të hollë, ka sy ngjyrë kafe dhe flokë të gjatë, të drejtë dhe ngjyrë kafe të errët. Edhe pse është vetëm 13 vjeçe, ajo duket si 18 vjeç.

Në momentin e zhdukjes, Aurora kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza, një bluzë të zezë, atlete të bardha Nike, si dhe mbante varëse dhe byzylykë. Ajo ka gjithashtu një piercing në hundë dhe vathë.

Policia u bën thirrje të gjithë personave që kanë informacion mbi vendndodhjen e saj të kontaktojnë menjëherë në numrin 084 825 55 55.