Një person i moshës 67 vjeçare, Beqir Malokaj nga Saradrani me vendbanim në Istog, është raportuar i zhdukur që prej 24 orësh.
Siç bëjnë të ditur mediat lokale, syzet e tij janë gjetur në një mal në periferi të Istogut, por nuk ka asnjë gjurmë tjetër që të tregojë vendndodhjen e tij.
Policia është njoftuar dhe gjatë natës së kaluar ka zhvilluar kërkime së bashku me familjarët e tij.
Kushdo që ka informacion të telefonojë Policinë e Kosovës ose familjen në numrin +383 49 118 844.