“Zgjoi” thyen rekord të shikueshmërisë për filma vendor - Gazeta Express
string(53) "zgjoi-thyen-rekord-te-shikueshmerise-per-filma-vendor"

“Zgjoi” thyen rekord të shikueshmërisë për filma vendor

Arte

Gazeta Express

24/11/2021 19:44

Filmi “Zgjoi” ka thyer çdo rekord të shikueshmërisë për filma vendor sa i përket kinemasë.

Në Cineplexx filloi të shfaqej nga 28 tetori dhe deri më tani u shitën 20 mijë bileta për 27 ditë.

Lexo Edhe:

Ky film me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, konsiderohet si filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.

“Zgjoi” sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj.