“Zgjoi” sonte në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës - Gazeta Express
string(47) "zgjoi-sonte-ne-biblioteken-kombetare-te-kosoves"

Arte

Gazeta Express

07/10/2025 16:57

“Zgjoi” sonte në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Arte

Gazeta Express

07/10/2025 16:57

Sonte në Kuadër të Javës së Bibliotekës Kombëtare, nga ora 19:00, në Amfiteatrin e Vogël do të shfaqet filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli.

Në kuadër të Javës së Bibliotekës, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës, do të organizohet një maratonë filmash me histori prekëse nga jeta e përditshme, rrëfime për sfidat shoqërore dhe plagët e luftës, të cilat pasqyrojnë fuqinë, qëndresën dhe shpresën.

Mbrëmja do të hapet me filmin “Zgjoi”, i frymëzuar nga një histori e vërtetë, i cili ka fituar tri çmime kryesore në Festivalin Sundance dhe dhjetëra mirënjohje ndërkombëtare.