‘Zgjoi’ përfshihet në filmat më të mirë të vitit 2021 sipas kritikëve të radios ‘WBUR”
Arte
Gazeta Express
17/12/2021 0:54
Filmi “Zgjoi”, si njëri ndër më të
suksesshmit në kinematografinë e Kosovës, është duke vazhduar suksesin e madh
Së fundmi, regjisorja Blerta Basholli ka bërë
të ditur se filmi i saj është përfshirë në “Filmat më të mirë të vitit 2021,
sipas kritikëve të radios “WBUR”, e cila është e vendosur në Boston,
Massachusetts, në pronësi të Universitetit të Bostonit, transmeton KultPlus.
’Zgjoi’ është një dramë e zjarrtë e bazuar në
historinë e vërtetë të Fahrijes, e cila, si shumë nga të vejat në fshatin e saj
patriarkal në Kosovë, duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar familjen e
tyre.
Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të saj bashkohen në një luftë për të gjetur shpresë përballë një të ardhmeje të pasigurt.” – thuhet në njoftimin e festivalit në Instagram.