“Zgjoi” merr edhe një çmim ndërkombëtar - Gazeta Express
string(37) "zgjoi-merr-edhe-nje-cmim-nderkombetar"

“Zgjoi” merr edhe një çmim ndërkombëtar

Arte

Gazeta Express

15/11/2021 22:03

Filmi “Zgjoi” ka fituar një tjetër çmim ndërkombëtar. Është shpërblyer me çmimin e publikut në kategorinë ballkanike në TIFF.

Ky festival ka shënuar edicionin e 62-të më 4 nëntor dhe ka vazhduar deri mbrëmë (14 nëntor).

Lexo Edhe:

“Zgjoi” sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë

Ky film me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, konsiderohet si filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj.

“Ne ia kemi marrë zemrën publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. “Zgjoi” nën regji të Blerta Bashollit ka fituar çmimin e publikut në kategorinë ballkanike në TIFF”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të filmit në Facebook.