Zgjohuni gjithmonë në këtë orë dhe do t’ju ngadalësohet plakja - Gazeta Express
string(61) "zgjohuni-gjithmone-ne-kete-ore-dhe-do-tju-ngadalesohet-plakja"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

22/09/2022 19:26

Zgjohuni gjithmonë në këtë orë dhe do t’ju ngadalësohet plakja

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

22/09/2022 19:26

Të gjithë e dimë shumë mirë se disa zakone jo të shëndetshme mund të na shtojnë vite. Megjithatë, e mira është se ne mund t’i ngadalësojmë ato me disa zakone të tjera më të shëndetshme.

Gjumi cilësor është i paçmuar dhe Dr. Kukum Miskra foli sesi gjumi mund të jetë aleat në luftën kundër plakjes. Ajo theksoi se koha ideale për t’u zgjuar është nga pesë deri në shtatë të mëngjesit.

Lexo Edhe:

“Procesi natyral i plakjes fillon rreth moshës 25 vjeçare, kjo është mosha kur trupi ngadalësohet nëse nuk stimulohet nga zakonet e duhura të jetesës.

Stresi, dieta, sasia dhe cilësia e gjumit, konsumimi i barnave, kushtet e motit dhe disa kushte mjekësore janë faktorë që ndikojnë në plakjen e organizmit”, pohon doktoresha dhe thekson se sasia e mjaftueshme e gjumit është e një rëndësie vendimtare.

Sigurisht që nuk jemi të gjithë njësoj, por doktoresha këshillon që të rriturit nga mosha 19 deri në 94 vjeç të flenë nga gjashtë deri në tetë orë në natë.

Fondacioni Kombëtar i Gjumit në SHBA shpjegon se higjiena e duhur e gjumit përfshin një ambient të shëndetshëm të dhomës së gjumit, si dhe rutinat e përditshme.

Doktoresha Kumkuma këshillon të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë.

“Është më mirë ta bëni atë ndërmjet orës 5 dhe 7 të mëngjesit. Të ngrihesh shpejt nga shtrati menjëherë pas zgjimit është po aq e rëndësishme. Mos bëni një sy gjumë për më shumë se 20 minuta”, pohon ajo dhe këshillon që një orë para se të flini të mos përdorni celularin apo kompjuterin./abcnews.al