Zgjoheni nervozë dhe nuk e dini përse? Cili është fajtori kryesor, zbulojeni në kohë këtë sëmundje - Gazeta Express
string(96) "zgjoheni-nervoze-dhe-nuk-e-dini-perse-cili-eshte-fajtori-kryesor-zbulojeni-ne-kohe-kete-semundje"

Shneta

Gazeta Express

21/12/2022 7:45

Zgjoheni nervozë dhe nuk e dini përse? Cili është fajtori kryesor, zbulojeni në kohë këtë sëmundje

Shneta

Gazeta Express

21/12/2022 7:45

Ka ditë kur zgjoheni “në këmbë të majtë” dhe atëherë zakonisht jeni shumë më nervozë dhe më të hidhëruar se ditëve të kaluara

A janë fajtore hormonet të cilat ndikojnë në humorin tonë apo ato janë vetëm një justifikim për atë e si ndiheni dhe silleni? Reklama Video Player is loading.

Lexo Edhe:

Disa hormone kanë për detyrë t’ju mbajnë zgjuar dhe aktivë, ai është kortizoli – hormon i gjëndrës mbiveshkore.

Pikërisht për këtë shkak, kur dikush ndryshon ritmin e gjumit, bëhet nervoz dhe i përgjumur, sepse kortizoli nuk ka filluar të rritet herët në mëngjes.

Ajo që më së shpeshti çon deri në çekuilibër ka të bëjë me gjëndrën tiroide, transmeton Telegrafi.

Çrregullimi i gjëndrës tiroide është një ndër shkaqet kryesore për çrregullim të gjendjes sonë të përgjithshme, aktivitetit, statusit psikik, humbje të masës trupore, përshpejtim të rrahjes së zemrës.

Mirëpo, çfarë çon në çrregullim të hormonit dhe si ta mbajmë ekuilibrin?

Arsyeja kryesore është stresi si shkaktar i sëmundjeve të ndryshme të organizmit.

Stresi është vetëm një gjendje që përkeqëson ndryshimet tashmë ekzistuese në trup. Pra, nëse dikush tashmë ka diabet dhe është nën stres, niveli i sheqerit në gjak do të rritet stresi. Kjo është një gjendje e organizmit ku qelizat nuk i përgjigjen mirë nivelit ekzistues të insulinës që sekretohet nga pankreasi.

Ata pacientë janë kryesisht të paracaktuar për të fituar diabetin e tipit 2. Shkaqet dihen dhe kjo ndodh kryesisht sepse njerëzit janë obezë ose kanë një histori familjare të diabetit, kanë një çrregullim të ciklit riprodhues ose sindromë të vezores policistike.

Nëse keni ose ndjeni disa nga këto probleme, duhet të kontaktoni një endokrinolog dhe t’i kushtoni më shumë vëmendje një diete të shëndetshme.