Zgjoheni me hematoma dhe s’e kuptoni përse, ja si t’i zhdukni me këto 2 metoda natyrale - Gazeta Express
string(84) "zgjoheni-me-hematoma-dhe-se-kuptoni-perse-ja-si-ti-zhdukni-me-keto-2-metoda-natyrale"

Gazeta Express

03/06/2020 8:30

Zgjoheni me hematoma dhe s’e kuptoni përse, ja si t’i zhdukni me këto 2 metoda natyrale

Gazeta Express

03/06/2020 8:30

Të gjithëve na ka ndodhur që për shkak të shpejtësisë a mungesës së vëmendjes të përplasemi me tavolinën, derën apo mobilje të ndryshme.

Në momentin e parë nuk i kemi kushtuar rëndësi, por me siguri keni pyetur veten ”Çfarë ka ndodhur?” kur keni parë disa shenja në ngjyrë vjollcë në lëkurë, të cilat njihen ndryshe si hematoma.

Lexo Edhe:

Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë. Living ju zbulon më poshtë si t’i trajtoni në kushte shtëpie me produkte që i keni të gjithë.

1. Uthull molle: Uthulla e mollës është një nga ata produkte çudibërës që  gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj.

Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup. Mjaftoni të lyeni një tampon pambuku me uthull molle dhe ta kaloni mbi lëkurë. Përveç se ndihmon në zhdukjen e tyre, përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut.

2. Lëng limoni dhe kripë: Lëngu i limoni t ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell.

I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës. Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.