‘Zgjimi me Art’ festivali që synon promovimin e trashëgimisë kulturore - Gazeta Express
string(68) "zgjimi-me-art-festivali-qe-synon-promovimin-e-trashegimise-kulturore"

Arte

Gazeta Express

18/09/2023 14:37

‘Zgjimi me Art’ festivali që synon promovimin e trashëgimisë kulturore

Arte

Gazeta Express

18/09/2023 14:37

Festivali Ndërkombëtar “Sanatla Uyanmak” (“Zgjimi me Art”) po vazhdon prej 21 vitesh, të jetë një tregues i shoqërisë aktive të komunitetit turk në fushën e artit.

Festivali ndër vite ka realizuar shumë aktivitete si ekspozita, koncerte, shfaqje skenike dhe teatrale si dhe promovim të librave, duke kontribuar kështu në promovimin e trashëgimisë sonë kulturore me tematika të ndryshme të trajtuara në kuadër të festivalit çdo vit.

Lexo Edhe:

Sivjet tema e festivalit ishte “Filigran”, një nga artizanatet më të rëndësishme në qytetin e Prizrenit. Prezent në hapje ishin ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministrja Emilija Redzepi dhe Ambasadori Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të cilët i përshëndetën të pranishmit dhe i përgëzuan organizatorët për festivalin.