“Zgjimi i pranverës” planifikohet të shfaqet në amfiteatrin e Gërmisë - Gazeta Express
string(67) "zgjimi-i-pranveres-planifikohet-te-shfaqet-ne-amfiteatrin-e-germise"

“Zgjimi i pranverës” planifikohet të shfaqet në amfiteatrin e Gërmisë

Gazeta Express

05/05/2020 23:05

Teatri Kombëtar i Kosovës po synon ta inskenojë premierën e parë të këtij viti në amfiteatrin e Gërmisë, në muajin qershor.

Menaxhmenti i TKK-së i ka bërë këto plane pasi që Ministria e Shëndetësisë, javën që shkoi, i bëri publike disa prej masave lehtësuese ndaj pandemisë.

Lexo Edhe:

Shfaqja “Zgjimi i pranverës”, me regji të Zana Hoxhës, ishte planifikuar të prezantohej në mars, por për shkak të koronavirusit ekipi i kishte ndaluar provat.

Kjo shfaqje që përballë lirinë personale me atë kolektive tash planifikohet të shfaqet në ambient të hapur, raporton KOHA.

Regjisorja Zana Hoxha thotë se ekipi është i gatshëm ta shfaqë premierën para audiencës.

Hoxha, flet edhe për provat virtuale që ekipi i shfaqjes i ka mbajtur gjatë ditëve të izolimit.

Hapja e teatrove dhe kinemave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pritet të ndodhë në bazë të fazës së tretë të masave ndaj koronavirusit, muajin që vjen.