Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim - Gazeta Express
string(44) "zgjidhni-problemin-me-zbokthin-me-nje-veprim"

Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim

Gazeta Express

28/11/2019 10:20

Zbokthi është problem me të cilin ballafaqohen shumica e njerëzve, por që shumë vështirë zgjidhet

Ndonjëherë nuk mund t’ju ndihmojë as një mori shamponësh dhe losionesh të cilët janë në treg, por të cilët do të duhej të jenë të efektshëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Lexo Edhe:

Nga shkaku i përmendur mjaft njerëz përdorin mjete natyrale. Prandaj, duket që ekziston një truk relativisht i thjeshtë, i cili do të duhej t’ju ndihmonte në luftën kundër zbokthit, të cilin mund ta keni në kuzhinën tuaj.

Fjala është për çajin e kamomilit, i cili, sipas ekspertëve të flokëve, është shumë i dobishëm për zbutjen e irritimeve të cilat i shkakton zbokthi.

Prandaj, nëse e keni lëkurën e kokës të thatë apo keni të kruara, atij vendi në majë të kokës i cili është i irrituar bëni masazh me pambuk të njomur në këtë çaj.

Mirëpo, kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme. Për ta zgjidhur problemin përgjithmonë duhet patjetër të ndërmerrni disa veprime.

Më parë shpesh duhet t’i lani flokët, në mënyrë që të keni kokë të pastër dhe të shëndetshme, mirëpo rekomandohet edhe që të shikoni se kur shfaqet zbokthi, kështu që të mësoni a ekziston shkaktari i shfaqjes së tij.