Mojtaba Hosseini Khamenei, djali i madh i Ajatollahut Ali Khamenei, është zgjedhur Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, sipas raportimeve të Iran International. Sipas të njëjtave burime, zgjedhja e tij është bërë nën presionin e Garda Revolucionare Mbrojtëse e Iranit (IRGC).
Zgjedhja nga Asambleja e Ekspertëve
Sipas Kushtetutës iraniane, pasuesi i Udhëheqësit Suprem zgjidhet nga Assembly of Experts, një organ i përbërë nga 88 klerikë, të cilët zgjidhen formalisht nga populli çdo tetë vjet. Megjithatë, kandidatë mund të jenë vetëm klerikë që konsiderohen plotësisht besnikë ndaj Republikës Islamike, ka transmetuar Panorama.
I njëjti organ kishte zgjedhur edhe Ali Khamenein në krye të shtetit në vitin 1989. Kushtetuta parashikon që pasuesi duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Vështirësi për mbledhjen e menjëhershme
Megjithatë, mbledhja e menjëhershme e të gjithë anëtarëve të Asamblesë mund të hasë vështirësi për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë, teksa vendi ndodhet nën sulme ushtarake nga SHBA dhe Izraeli. Rrethanat e krijuara mund të vonojnë procedurat formale në një moment pasigurie të lartë.
Sipas Kushtetutës, deri në zgjedhjen përfundimtare të Udhëheqësit Suprem, kompetencat e tij ushtrohen përkohësisht nga një organ trepalësh, i përbërë nga presidenti i vendit, kreu i pushtetit gjyqësor dhe një klerik anëtar i Këshillit të Gardianëve.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...