Zgjidhet lideri i javës në "BBV", Luizi sërish nuk ja del dot - Gazeta Express
string(58) "zgjidhet-lideri-i-javes-ne-bbv-luizi-serish-nuk-ja-del-dot"

Zgjidhet lideri i javës në “BBV”, Luizi sërish nuk ja del dot

Shqiperi

Gazeta Express

20/03/2023 22:04

Luiz Ejlli nuk ia doli dot që të zgjidhej lider i shtëpisë! Edhe pse tentoi e bisedoi me të gjithë banorët për t’i bindur që të ishte lider, duket se këta të fundit nuk u bindën mjaftueshëm. Sot, banorët e “Big Brother Vip” votuan për të vendosur liderin e javës në shtëpi.

Ata u ndanë në dy grupe, vajzat në living, ndërsa djemtë në dhomën e grimit. Secili prej tyre votoi duke bërë zgjedhjen e vet, e me shumicë votash, lider i shtëpisë u shpall Jori, e cila ka edhe një avantazh në lojë.

Lexo Edhe:

Modelja mundi të siguronte 7 vota prej banorëve, 5 vota i mori Luizi dhe dy Dea.

Edhe Jori, si Luizi, bëri ‘fushatë’ për t’u bërë lider. Duket se modelja ia arriti, e tashmë ka kryer edhe procesin e ndarjes së detyrave brenda shtëpisë, duke i caktuar secilit banor një punë për të bërë.

Këtë radhë Luizi nuk ia doli, herën tjetër duhet të ndryshojë taktikë!

/Gazeta Express