Zgjidhet formacioni më i mirë i të gjitha kohëve në Premierligë me lojtarë të huaj - Gazeta Express
string(82) "zgjidhet-formacioni-me-i-mire-i-te-gjitha-koheve-ne-premierlige-me-lojtare-te-huaj"

Zgjidhet formacioni më i mirë i të gjitha kohëve në Premierligë me lojtarë të huaj

Gazeta Express

14/01/2020 15:58

Premierliga ka qenë dëshmitare e talentit të shumë futbollistëve të huaj në historinë e vet 28-vjeçare.

Kur Sergio Aguero shënoi het-trik në fitoren 6:1 të Manchester Cityt kundër Aston Villas në fundjavë, ai e trashëgoi titullin e golashënuesit më të mirë të huaj në histori të Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Si rezultat, e përditshmja angleze, The Sun, e ka zgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohëve në Premierligë, të përbërë vetëm nga lojtarë jo-britanik.

Portieri – Peter Schmeichel

Qendërmbrojtës – Virgil van Dijk

Qendërmbrojtës – Nemanja Vidic

Qendërmbrojtës – Vincent Kompany

Qendërmesfushor – Patrick Vieira

Qendërmesfushor – David Silva

Mesfushor i krahut të djathtë – Cristiano Ronaldo

Qendërmesfushor sulmues – Eric Cantona

Mesfushor i krahut të majtë – Eden Hazard

Qendërsulmues – Sergio Aguero

Qendërsulmues – Thierry Henry