Zgjidhet anëtarja e re e KLP-së - Gazeta Express
string(31) "zgjidhet-anetarja-e-re-e-klp-se"

Zgjidhet anëtarja e re e KLP-së

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 17:29

Arta Mandro është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Gjatë votimit në Parlament, Mandro mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim, por pavarësisht se nuk mori shumicën e kërkuar, ligji përcakton që në votimin e tretë në Parlament kandidati konsiderohet i zgjedhur.

Lexo Edhe:

“Shumica e kërkuar nuk është arritur por në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, sqaroi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

/Gazeta Express